KreuCelebrity

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij…”/ Ish-banori i BBVA befason me deklaratën e papritur!

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij…”/ Ish-banori i

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit të pestë të spektaklit, këtë herë jo si konkurrent, por si opinionist.

Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të donte ta shihte veten në krah të opinionistes Neda Balluku, ndërsa theksoi se Arbër Hajdari duhet të lërë vendin për sfida të tjera.

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij…”/ Ish-banori i


“Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin,” – u shpreh ai. Mane shtoi se Hajdari duhet të përqendrohet në një fazë tjetër të angazhimit publik, duke dhënë kontributin e tij në integrimin e Shqipërisë në BE dhe në politikë. Sa i përket opinionistes Neda Balluku, Mane tha se do t’i jepte notën 7 nga 10, por me praninë e tij në karrigen e dytë, sipas tij, vlerësimi do të shkonte deri në 9.