
Prej disa javësh, Melinda Ademit nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, çka është vënë re nga ndjekësit dhe ka ngritur pikëpyetje të shumta dhe shqetësim. Këngëtarja e njohur për hitet e saj energjike është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë vend për aludime të ndryshme.
Sipas burimeve për Prive, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi mbeten të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar dhe jo për ndonjë problem urgjent.
Burime të afërta me këngëtaren bëjnë me dije se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë zërat për ndonjë problem serioz. Megjithatë, nuk është bërë e ditur sesa do të zgjasë kjo periudhë pauze – disa muaj apo më shumë. Vendimi i saj i papritur ka lënë një boshllëk në skenën muzikore shqiptare, ku Melinda konsiderohet si një nga artistet më me ndikim të viteve të fundit.
Ndërkohë, fansat mbeten me shpresë se kjo pauzë do të pasohet nga një rikthim i fuqishëm dhe projekte të reja, surprizuese ashtu siç Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse ajo do të thyejë heshtjen dhe të ndajë me publikun ndonjë mesazh për këtë periudhë reflektimi.
-
Brenda dasmës së Cindy Marinës dhe djalit të Jozefina Topallit! FOTO
15 Shtator, 09:46 -
Horoskopi ditor, e hënë 15 shtator 2025
15 Shtator, 09:22


