
Ellen DeGeneres është akuzuar për shkaktimin e një aksidenti automobilistik në Kaliforni, pak para se të largohej për në Angli.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six të premten, një grua ka paditur ish-prezantuesen e show-t të njohur, duke e akuzuar për përplasjen me Tesla-n e saj pasi ajo, sipas padisë, kaloi një semafor të kuq në qarkun e Santa Barbara-s në tetor të vitit 2023.
Përmes dokumenteve, gruaja tregon se, gjatë lëvizjes për në një kryqëzim ku kishte disa semaforë, ajo ndaloi dhe kontrolloi nëse kishte makina , dhe pasi nuk pa asnjë rrezik, vazhdoi lëvizjen.
Por, në momentin që ajo hyri në kryqëzim, u përplas me makinën e DeGeneres, e cila kishte kaluar shenjën e ndalimit dhe ka shkaktuar një dëmtim te paditësja.
Padia akuzon DeGeneres për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe kërkon dëmshpërblim, por ende nuk ka një përgjigje nga përfaqësuesit e saj.
Ky lajm ka shpërthyer vetëm disa javë pas një tjetër akuze, kur një ish-kameraman i shfaqjes së saj ka hedhur akuza për një atmosferë toksike në punë.
Ai ka pohuar se punonjësit meshkuj pushoheshin nga puna duke theksuar se DeGeneres kishte një qëndrim të ftohtë ndaj burrave.
