
Martesa e Princ Leka dhe Elia Zaharia është zgjidhur në mënyrë zyrtare më 25 prill. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia. Sakaq Princ Leka ka nisur një tjetër romancë me fotografen Blerta Celibashi.
Fakti që Elia mban ende mbiemrin Zogu në Instagram, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e publikut. Komentet dhe pyetjet e shumta rreth kësaj çështjeje e kanë “detyruar” aktoren të japë një përgjigje publike, pas gati dy vitesh heshtje.
“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tre kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e Instagram dhe Facebook nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Madje, në çdo punë kam pasur gjithmonë vetëm mbiemrin Zaharia. Derisa të zgjidhet, le ta mendojnë si mbiemri i Geraldinës, vajzës sime, dhe kështu është më e lehtë.”
-
Në Kapsulën e Truman! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO
15 Shtator, 13:52 -


