KreuCelebrity

E bija transgjinore e Elon Musk shkëlqen në debutimin e saj në Javën e Modës në Njew York!

Vajza transgjinore e miliarderit Elon Musk ka bërë debutimin e saj në një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së modës. Me një paraqitje që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut, ajo u ngjit për herë të parë në pasarelën e Javës së Modës në New York, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale dhe profesionale.

Emri i saj është Vivian Jenna Wilson, dhe që prej ndarjes ligjore nga mbiemri i babait të saj, ajo ka ndjekur një rrugë të pavarur nga figura e Elon Musk. Me këtë paraqitje në sfilatë, Vivian jo vetëm që shpreh stilin dhe personalitetin e saj unik, por edhe dërgon një mesazh të fuqishëm për përfaqësimin e komunitetit trans në fushën e modës dhe kulturës popullore.

E bija transgjinore e Elon Musk shkëlqen në debutimin e saj në

Sipas mediave ndërkombëtare, Vivian mori pjesë në një sfilatë të organizuar nga një dizajner i njohur, ku u dallua për qëndrimin e saj të sigurt dhe prezencën elegante. Pamja e saj, ndonëse e thjeshtë, u konsiderua mjaft domethënëse dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.