KreuCelebrity

Vrasja e shqiptares në Greqi, flet vajza: Mami kishte lidhje tjetër….

Vrasja e shqiptares në Greqi, flet vajza: Mami kishte lidhje

Për herë të parë pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ka folur Anastasia, vajza 18-vjeçare e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci. Në një intervistë për televizionin grek MEGA, e reja ka rrëfyer mes lotësh dhimbjen dhe tronditjen që po përjeton, ndërsa thekson se për të, fajtorë janë të dy prindërit.“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen,” – tha ajo.

Anastasia tregoi se pak ditë para vrasjes së nënës, familja kishte qenë me pushime dhe gjithçka dukej normale. Por grindjet mes prindërve kishin nisur para nisjes, kur i ati kishte zbuluar mesazhe në telefonin e bashkëshortes së tij.

“U kisha thënë atyre: ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë. Kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi papritur. Para pushimeve ata u grindën, filloi me një mesazh. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë.”

Vajza theksoi se në familjen e saj nuk kishte pasur dhunë më parë dhe përshkroi të atin si njeri shumë xheloz, por jo të dhunshëm.

“Babi nuk na ka goditur kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhet, sepse ishte e lumtur. Duhej të kishin folur, të ndaheshin më mirë. Çfarë të them? Nuk e di.”