Erand Sojli aktori I mrekullueshëm dhe skenaristi I qindra numrave me të cilët kemi qeshur dhe kemi ndarë momente të bukura ka dhënë së fundi një intervistë për revistën BORDO në versionin print dhe atë Youtube. Temat, për të cilat ai ka folur nisin nga aktualiteti, tek pjesëmarrja e tij në reality Shoë-n “Ferma”, projektet filmike në USA, ato në Shqipëri dhe padyshim jeta e tij personale, për të cilën ka folur pa doreza. Pasi ka mbyllur një kapitull aspak të lehtë me ish-bashkëshorten e tij Sojli ka ndarë përjetimin e tij për divorcin.
“Divorci nuk është një gjë e mirë, edhe është gjëja më e keqe, që mund t’i ndodhë një artisti aq më shumë. Familja është baza, është ekuilibri. Një nga arsyet që unë kam ecur përpara dhe kam qenë i suksesshëm në karrierën time, ka qenë sepse e kam patur ekuilibrin e shëndetshëm. Kam pas bazën që është familja. Ti nuk mendon më për atë gjë sepse e ke, atë kënaqësi që ke në punë ke me kë e ndan, edhe atë trishtim, zhgënjim në punë kë prapë me kë e ndan. Diferenca është se ti nuk ke më një njeri që të pret në shtëpi dhe një njeri të të përcjelli në mëngjes. Tani po e provoj dhe them që duhej të ndodhte dhe ndodhi. E rëndësishme mbi të gjitha nuk është të biesh, por për mua është si ringrihet njeriu sepse divorci nuk është i mirë për askënd. Është diçka që të vendos në sfidë për ta rimarrë veten. Familja ka dashuri brenda, kur mbaron dashuria mbetet respekti, siç ka ngel te ne të dy, të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm, sepse kemi dy fëmijë që janë e përbashkëta jonë, e cila nuk tjetërsohet. Me pak mirëkuptim dhe me dëshirën e mirë për të qenë prindër të mirë, të cilën nuk i cenon ndarja apo inatet personale, unë dhe Rina nuk i kemi”.
Pas këtij rrëfimi kaq emocional dhe mesazhi të fortë për vazhdimësinë dhe mirëkuptimin mes dy njerëzve edhe pas ndarjes, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve kanë reaguar mjaft edhe ndjekësit në rrjet. Në një prej videove të shpërndara si reels në Instagram dhe Facebook komentuesit kanë realizuar forumin e tyre duke ndarë mendime dhe komente. Qëndrimet janë të ndryshme dhe duket se ka një ndarje mes tyre.
“Divorci nuk është fundi i botës. Kur nuk ecën nuk ecën sa te ngarkohen fëmijët me trauma…. Më mirë veç e veç dhe kujdesi për fëmijët do vazhdojë përsëri nga të dyja palët. Divorci është frymëmarrje, reflektim dhe orientim, sesa ta mbysësh tjetrin me presion si psikologjike ashtu dhe dhunë fizik. Përpara shëndetit divorci është clirim”, është një nga komentet që në fakt është i njëjtë si ide me dhjetra të tjerë.
Ndërsa, pjesa tjetër e komentuesve janë kritikë..
“Nuk është i keq divorci Nuk është fundit i botës. Por më çudit të jesh Artist të mbash një popull të tërë me humor dhe mos të dish të mbash një familje me humorin tënd që do ishte modeli i çiftëve. Nuk e kuptojmë më mirë mos dil të bësh humor as dhe në shoqëri. E çfarë do presh ata që jetojnë në zonat e thella që i ka pllakosur varfëria, mosdija. Nuk e di se sa i ka fëmijtë por besoj të rritur i ka. Dhe është më keq kur i ke të rritur nuk e kanë të mirë t’i shikojnë prindërit të ndarë”, thotë një tjetër zë që mban një qëndrim të fortë kundër këtij rasti.



Recetat në këtë rast nuk funksionojnë, pasi njëri rast nuk i ngjan tjetrit dhe arsyet e ndarjes së një ccifti janë shumë personale. Megjithatë në rastet kur dashuria mbaron a duhet të vijojë martesa? Si mendoni?
