
Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i ka dhënë fund beqarisë fundjavën që lamë pas, në një ceremoni që është zhvilluar në jug të vendit. Mirëpo foto nga ceremonia kanë rrjedhur, ku zbulohet dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës, ai është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.
Besa dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut. Dasma ka qenë shumë private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm.

Vetë Besa në profilin e saj në rrjetet sociale ka publikuar unazat e martesës, ndërkohë që pak kohë më parë në një intervistë televizive pranonte se ishte e dashuruar, dhe se dasma do të mbahej në një kohë të afërt.

-
Ylli i “Netflix” humb jetën në moshën 37 vjeç, u rrëzua nga…
16 Shtator, 10:10 -
Erand Sojli foli për divorcin dhe ndjekësit u ndanë në dy pjesë!
16 Shtator, 09:45


