E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe energjinë në ekran, Gabriela Arapi po përjeton kapitullin më të bukur të jetës – amësinë. Me një dashuri të pakushtëzuar për vajzën e saj Amal, ajo rrëfen për emocionet, sfidat dhe surprizat e kësaj periudhe magjike. Mes kujtimeve të ëmbla, reflektimeve mbi karrierën televizive dhe planeve për projekte të reja, Gabriela na zbulon një anë më intime dhe të brishtë të vetes.
Gabriela sapo je bërë nënë, besoj vajza është kryefjalë e ditëve të tua?
Absolutisht që po, çdo vendim rrotullohet rreth saj. Bota ime tanimë rrotullohet rreth Amalit. Tani nuk mendoj vetëm për vete, por së pari do të mendoj për vajzën dhe pastaj për gjërat e mia. Ajo është përparësia ime.
Si vendosët për emrin e saj?
Emri ka qenë një pakt mes bashkëshortit, nëse do të ishte vajzë do ia vendosja unë dhe nëse do të ishte djalë do ia vendoste ai. Në momentin që unë mësova që isha shtatzënë, direkt i kam hyrë kërkimeve, por kam kërkuar emra vajzash pa mësuar akoma gjininë. E pastaj kur doli që ishte vajzë thashë: në rregull, ti do të jesh Amal. Emër që ka kuptimin e shpresës.
A kishe një shtatzëni të lehtë?
Me thënë të drejtën ishte një shtatzëni shumë e lehtë, e qetë, isha aktive. Nuk kisha shqetësime, domethënë shqetësime të vogla, por jo lodhje.
-
Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve!
16 Shtator, 10:35 -
Martohet Besa Kokdhima, zbulohet djali që i ka fituar zemrën! FOTO
16 Shtator, 10:22


