KreuCelebrity

Mira Kazhani rrëfen dramën e saj: Jam diagnostikuar me kancer në gjoks!

Mira Kazhani rrëfen dramën e saj: Jam diagnostikuar me kancer në

Mira Kazhani këtë herë kishte zgjedhur të thërriste një të ftuar të rrallë në podkastin e saj: Veten. Gazetarja bëri një rrëfim dramatik, duke treguar makthin që ka përjetuar prej një viti, por duke përcjellë gjithashtu edhe optimizmin e shpresës, që jo cdokush e gjen forcën ta përcjellë.

Mira tregoi se para rreth një viti është diagnostikuar me kancer në gji. Ajo falenderoi kolegët që e dinin, por respektuan zgjedhjen për të mos e kthyer këtë tragjedi personale në një cirk klikimesh, duke i lejuar kështu të fokusohej tek vetja dhe mënyrat për të përballuar sëmundjen.

Më tej, pohoi se ka arritur ta zbulojë në faza të hershme, cka ushqen tonet optimiste. Të gjithë eksperiencën ka vendosur ta kthejë në një libër, ku pasqyron cdo përjetim të kësaj periudhe, dhe ndihmën e madhe që ka marrë nga përvojat e mjaft grave të tjera të gjendura në të njëjtën situatë.

"E kisha menduar ta ndaja si çdo të premte episodin, por sot, duke parë interesin dhe mesazhet lumë që më kanë mbërritur në celular, kuptova se nuk kishte kuptim të mbaja një suspans për një histori si ajo që përjetova unë. Prandaj po bëj një përjashtim dhe po thyej një rregull — sepse edhe jeta na detyron ndonjëherë të bëjmë kështu, ashtu siç më ndodhi mua një vit më parë. Po ju lë ta dëgjoni vetë", ka shkruar ajo.