Jessica Alba shkëlqeu në rrugët e New York City-t, ku u shfaq hapur me të dashurin e saj më të ri në moshë Danny Ramirez, pa e fshehur tashmë romancën e tyre. Aktorja 44-vjeçare dukej e dashuruar me yllin më të ri të Marvel, 32 vjeç, ndërsa ata mbaheshin për dore në një takim të mbrëmjes vonë.
Alba dukej e relaksuar dhe e këndshme me një xhaketë lëkure ngjyrë kafe, të cilën e kishte kombinuar me një body e këpucë me majë të së njëjtës ngjyrë, dhe xhinse të gjera.
Ajo i shtoi pak shkëlqim pamjes së saj me një palë vathë të trashë ari në formë unaze që i nxirrnin edhe më shumë në pah fytyrën dhe grimin elegant.
“Diferenca në moshë nuk është ndonjë problem i madh”, tha një burim për Us Ëeekly. “Ata mendojnë se është e zakonshme në Hollyëood, kështu që nuk ka problem. Janë të qetë që të takohen me njëri-tjetrin. Jaë të lumtur. Nuk ka negativitet”, vazhdoi burimi.

