
Qyteti i Sarajevës është tronditur thellë nga lajmi i ndarjes nga jeta të 26-vjeçares Adna (Alija) Rovčanin-Omerbegović, e cila humbi jetën vetëm dy ditë pas dasmës së saj.
Dasma e Adnës ishte mbajtur më 13 shtator 2025, në një ceremoni madhështore në hotelin “Hollywood” në Ilidžë. Ishte një ditë e mbushur me buzëqeshje, dashuri dhe shpresa për një jetë të re së bashku me bashkëshortin e saj. Të pranishmit e kujtojnë si një dasmë të paharrueshme, ku Adna rrezatonte gëzim dhe bukuri.
Mirëpo, vetëm dy ditë më pas, ëndrra e tyre mori një kthesë tragjike. Sipas raportimeve të mediave lokale, Adna kishte shfaqur probleme shëndetësore pas dasmës dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës (KCUS). Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë më 15 shtator.


