Për një kohë të gjatë në media ka qarkulluar lajmi se Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri janë në një lidhje dashurie. Fillimisht dyshja i kanë mohuar këto lajme, e më pas në ditëlindjen e këngëtares vendosën ta bëjnë publike.
Lidhja e tyre tashmë ka arritur në një fazë tjetër, Graniti vendosi më në fund të bëjë hapin e madh dhe t'i propozojë Melindës për martesë. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale momentin e bukur teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?", ku ajo ka thënë "po". Në postimet e saj vëmendje ka marrë dhe unaza elegante me një gur diamanti dhe Melinda duket shumë e lumtur.



-
Horoskopi ditor, e enjte 18 shtator 2025
18 Shtator, 09:11 -
Pas Scorpions… vjen një tjetër natë magjike: Dire Straits Legacy!
17 Shtator, 14:27


