KreuCelebrity

Ish-bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha konfirmon lidhjen e dashurisë me Santiana Malokun!

 

Pas një heshtjeje të gjatë, para disa muajsh Tuna ka rrëfyer ndarjen nga babai i dy fëmijëve të saj, Patris Berisha. Artisja u shpreh se nuk ishte e lumtur në martesën e saj, ndaj mori vendimin për t’i dhënë fund.

E duket se tashmë nuk ka një mundësi për një rikthim të tyre dhe se secili ka vazhuar jetën e tij. Së fundmi kanë qarkulluar disa lajme se Patrisi është në një lidhje me modelen dhe ish-banoren e "BBV Kosova", Santiana Maloku. 

Atë kohë nuk kishte asnjë reagim të tyre, por duket tashmë se çifti nuk do ta mbajë më sekrete lidhjen e tyre. Mbrëmjen e djeshme Patrisi ka publikuar një foto me Santianën të përqafuar në ashensor dhe duken se janë të dashuruar.