Melania Trump tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa mori pjesë në një darkë shtetërore në Windsor Castle të mërkurën në mbrëmje. Ajo u shfaq me një fustan të gjatë, jashtë shpatullave, në ngjyrë të verdhë, i cili u komentua gjerësisht nga mediat dhe publiku.
Pamjet e para të Zonjës së Parë, pranë bashkëshortit të saj Donald Trump, si edhe përkrah Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla, ngjallën reagime të shumta për zgjedhjen e guximshme të veshjes. Dilema nisi me vetë ngjyrën e fustanit: në disa fotografi ai dukej i verdhë i ndezur, ndërsa në të tjera merrte një ton më të butë, si “e verdhë gjalpi”. Edhe rripi i fustanit shtoi më shumë debat – disa e panë si rozë për fëmijë, të tjerë si lejla të zbehtë.
Sipas Daily Mail, një burim i afërt me Zonjën e Parë ka sqaruar se fustani, i dizajnuar nga Carolina Herrera, ishte në fakt e verdhë krem, ndërsa rripi ishte në një nuancë të quajtur “vjollcë e Pashkëve”. Pikërisht ky kombinim krijoi efektin e ndryshëm në varësi të dritës dhe këndit të fotografimit.

