
Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar të martën në aeroportin e Prishtinës, pasi ka hyrë në Kosovë me dy ora luksoze, të cilat kapin shifrat marramendëse. Sipas raportimeve, çmimi i një ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Thuhej se Mozzik i kishte borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.
Së fundmi Mozzik ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim të tij dhe nuk ka as borxhe ndaj shtetit. Sipas tij këto janë shpifje për të dëmtuar imazhin e tij, por këtë situatë ka vendosur ta përballojë me qetësi.
Lidhur me këtë situatë reperi Noizy është tallur me disa postime në Instastory, rreth blerjes së dy orave të Mozzik në dyqanin fizit të Richard Mille.
"Kështu ka qenë historia:
Ka shkuar në dyqan, ju dha atyre 2 milionë euro shpejt e shpejt, ka dalë nga dyqani, është rikthyer prap, cit "Ma jepni pak orën se harrova ta marr""



Kujtojmë se Mozzik dhe Noizy dikur kanë qenë miq dhe kanë bashkëpunuar në projekte muzikore, por pas bashkëpunimit të Noizyt me Loredanën, ish të dashurën e Mozzik, miqësia e tyre përfundoi.
