KreuCelebrity

Deklaratat rreth vrasjes së Charlie Kirk, mbyllet emisioni i njohur amerikan i Jimmy Kimmel!

 

Emisioni i njohur “Jimmy Kimmel Live!”, i cili transmetohet prej më shumë se dy dekadash në rrjetin televiziv ABC, është pezulluar përkohësisht “pa afat të caktuar” pas komenteve të prezantuesit Jimmy Kimmel rreth vdekjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Kimmel bëri deklarata të forta në emisionin e tij, ku foli për rrethanat që sollën vdekjen tragjike të Kirk dhe reagimin e publikut konservator. Ai akuzoi figura të afërta me lëvizjen MAGA se po përpiqeshin të “shfajësonin” autorin e vrasjes, duke shtuar se "njerëz të caktuar po përfitonin politikisht nga vdekja e Kirk".

Këto komente shkaktuan reagime të ashpra në opinionin publik dhe në qarqet politike amerikane. Komisioni Federal i Komunikimit (FCC) publikoi një deklaratë ku e cilësoi gjuhën e përdorur nga Kimmel si “të papërshtatshme dhe potencialisht nxitëse”, ndërsa kompania Nexstar, një nga pronarët më të mëdhenj të stacioneve lokale të ABC-së, e cilësoi deklaratën si “ofenduese dhe të papërgjegjshme në një kohë të ndjeshme politike”.