KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit, çifti nis planet për dasmën

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt altarit, çifti nis planet për
Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se janë një hap më pranë kurorëzimit të lidhjes së tyre. Sipas revistës Us Weekly, dyshja e famshme ka nisur fazat e hershme të planifikimit të dasmës, e cila mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Edhe pse ende nuk është caktuar vendi i ceremonisë, burime pranë çiftit tregojnë se këngëtarja po kënaqet shumë me procesin e kërkimit të lokacioneve. “Ajo është në fazën e ideimit dhe po e shijon këtë proces sepse është shumë kreative,” – është shprehur burimi.

Një tjetër burim i Page Six ka sugjeruar më herët këtë muaj se çifti mund të zgjedhë Rhode Island-in për dasmën, ku Swift zotëron një rezidencë luksoze.

Në qendër të vëmendjes është gjithashtu edhe fustani i nusërisë. Me emrin e saj të madh në botën e muzikës dhe modës, Swift ka marrë oferta nga stilistët më të njohur për ta dizajnuar fustanin. “Ajo ndihet e habitur, e emocionuar dhe shumë e nderuar në të njëjtën kohë, por ende nuk ka marrë një vendim,” – ka shtuar burimi i Us Weekly.

Taylor Swift dhe lojtari i Kansas City Chiefs, Travis Kelce, të dy 35 vjeç, thuhet se shpresojnë për një ceremoni intime, larg shkëlqimit të tepërt, por me shumë emocion.