
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Prej 16 vitesh, trupi i Stela Rustemajt pikturon mbi kanavacë botën e saj të brendshme. Kur truri hesht, ngjyrat formësojnë mbi telajo gjendjen emocionale të artistes, botën plot dritë dhe të errët njerëzore.
Trupi im është një mjet komunikimi po aq i fort sa fjala. Ai flet. Në rastin konkret ai pikturon.
Procesi i pikturimit me trup për mua është akti më i sinqertë, është një gjendje emocionale e cila lë gjurmë. Do të preferoja që trupin tim ta quaja bashkëkrijuesin tim. Trupi im flet më tepër se sa mendja në momentin që mendja ime hesht. Trupi im do të jetë mjeti i botës time të brendshme për të dalë jashtë.
Trupi yt gjatë krijimatrisë bëhet vetë peneli. Ndihesh ndonjëherë që je ti vepra se sa vetë krijimtaria jot?
Trupi im është një mjet komunikimi po aq i fort sa fjala. Ai flet. Në rastin konkret ai pikturon.
Procesi i pikturimit me trup për mua është akti më i sinqertë, nuk ja kalkulime, nuk ka paramendime, thjesht është një ndjesi, është një gjendje emocionale e cila lë gjurmë. Gjurmë të mia si artiste dhe jo vetëm, dhe si person dhe si femër. Do të preferoja që trupin tim ta quaja bashkëkrijuesin tim.
Në çfarë momenti trupi yt flet më shumë se sa mendimi gjatë krijimtarisë?
Trupi im flet më tepër se sa mendja në momentin që mendja ime hesht. Është ai momenti kur unë jam e zhytur tërësisht në krijimtari dhe nuk mendoj më për asgjë tjetër. Lëvizjet e trupit janë në mënyrë intuituve dhe përçoj një lloj dialogu në heshtje të shpirtit me kanavacën.
A ka pasur një vepër që të ka dhembur në momentin që e ke shitur ose je penduar që e ke shitur, do të doje ta kishe përgjithmonë?
Jo në të vërtetë të gjitha pikturat që kam shitur kanë qenë atë që unë i kam nxjerrë për shitje. Veprat e mia janë në shitje, përveç njërës. Ajo është një nga pikturat e cila do të jetë përherë në jetën time dhe nuk është në shitje. Pavarësisht se kam pasur kërkesa për atë pikturë. Ajo nuk shitet. Kam një lidhje shpirtërore me të, i përket një periudhe të jetës time pak delikate dhe ka një pasqyrim të thellë të gjendjes sime të brendshme të aso kohe. Kështu që preferoj ta kem në jetën time përherë, e kam në shtëpinë time, e shikoj çdo ditë dhe çdo ditë më transmeton ndjesi të ndryshme.
-
Talenti unik i Orlando Bloom! Koha për të është gjithçka!
20 Shtator, 11:51 -
U puthën në buzë, Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi të dashuruar?
20 Shtator, 11:40


