
Një bukuri e jashtëzakonshme, e cila ka qenë objekt i të gjitha fantazive për 40 vjet. Grua, aktore dhe nënë e dy vajzave, një femër që në vend që të ketë frikë nga vitet, përqafon trupin e saj...
Mbi dy dekada më parë, Monica Bellucci ishte një modele e aktore, emri i së cilës ishte i panjohur, edhe pse kishte luajtur disa filma deri në vitin 1999. Vitin pasardhës, ajo tërhoqi vëmendjen me filmin “Under Suspicion”, krah aktorëve Gene Hackman dhe Morgan Freeman. Teksa shfaqej në tapetin e Festivalit të Kanës, ajo do të magjepste me hiret e saj, një bukuri e arratisur nga filmat italianë të viteve '70. Papritur ajo u kthye në një ikonë me një siluetë femërore dhe elegante, e cila kulmoi në moshën 40-vjeçare.
Një mëngjes vonë, ajo ulet në një bar parisien që e frekuenton prej vitesh, me një pamje sa rrezatuese edhe diskrete. Fustan i zi, flokët e gjatë, e të lëshuar që pothuajse e fshehin, me një zë që ngjan si një pëshpërimë. Kur e ke përballë, ajo ka pamjen e përhumbur të Shën Mërisë! Goja shumë e veçantë, e cila me kalimin e viteve ka një gravitet të bukur, shpesh ngatërron fjalët, ndaj përpiqet të justifikohet, teksa gjen frazën e duhur, herë italisht, e herë frëngjisht! Edhe pse në moshën 60 vjeçe, kjo gruaja e bukur dhe sublime italiane duket krejt e qetë, flet butësisht teksa thekson shpesh fjalën "amore", sikur do të përligjë faktin se e gjithë bukuria e Zotit është derdhur mbi të si një ikonë e paprekshme…!
Festoni 61-vjetorin në 30 shtator, si ndiheni për trupin tuaj?
Të plakesh nuk është e lehtë dhe të gjithë bëjnë ç’të munden! Kur zgjohem në mëngjes, edhe pse mund të kem ndonjë rrudhë më tepër, kjo është krejt normale. Për sa kohë nuk kam dhimbje, shijoj kapuçinon dhe i them vetes: sa me fat je. Gjatë jetës sime, bukuria dhe sensualiteti mund të kenë qenë maska, pasi me kalimin e kohës, i shpreh gjërat jo përmes pamjes. Në moshën 60 vjeçe, jam e lumtur ta përdor trupin tim në role të ndryshme dhe do të ishte qesharake të sillesha sikur jam 20 ose 30 vjeçe.
Cilat janë kujtimet që sjell nga fëmijëria jote në Itali?
Unë jam nga Città di Castello, në Umbria. Është një rajon i gjelbër, i quajtur "kopshtet e Italisë". Në verë, me prindërit shkonim në bregdet, në Viareggio. Kishte shumë të rinj të tjerë me të cilët e kalonim ditën në plazh duke notuar dhe mbrëmjeve duke u argëtuar në klubet e natës! Ato vera duken kaq të largëta tashmë, por nuk dua të harroj banjot e diellit, e sidomos shëtitjet me varkë...!
A e ke vuajtur faktin që ishe fëmijë i vetëm?
Më pëlqente që prindërit ishin vetëm për mua. Për fat të mirë, kisha shumë kushërinj dhe shoqe. Ne u rritëm së bashku dhe takohemi ende. Te prindërit vlerësoj faktin që më besuan dhe më dhanë shumë liri.
Ndonjë këshillë që të dhanë kur u largove nga shtëpia?
Në fëmijëri jam rrethuar nga gratë e familjes dhe këshilla që më kanë ngulitur ishte dashuria dhe respekti për çdo grua. Por nuk do ta harroj një fjali që më tha babai im dhe më mbeti në mendje: "Kujdes me ne burrat, sepse përfitojnë nga ndjenja amësisë, nga ajo empatia e natyrshme që gratë kanë për të tjerët...".
Ju e përdorni shpesh fjalën "e lirë", por a ndiheni më e lirë sot sesa kur ishit 20 vjeçe?
Ndihem e lirë, sikur isha 20 vjeçe. Zgjodha karrierën që doja dhe më ndihmoi si grua. Mund t’i marr fëmijët kudo me vete. Të bëj pushime, sa herë të dua. Mënyra e jetesës më lejoi të shpëtoj nga rregullat e shoqërisë. Instrumenti im i punës jam unë. Nuk i përkas askujt. Nuk varem nga askush. Kjo është liri!

A është shenjë lirie të kishe patur fëmijë në moshë të vonë?
Jam shumë e lumtur me zgjedhjen time, por nuk jam një model për t’u ndjekur. Shtatzënitë e vona mund të jenë shumë të rrezikshme. Kur isha e re, nuk doja të kisha fëmijë. Shkoja në shtëpitë e shoqeve të mia që kishin fëmijë dhe më vinte keq për to. Ndërsa unë mund të shkoja në një restorant sa herë që doja, të merrja çantën dhe të shkoja larg, ato nuk mundeshin. Por gjërat ndryshuan, kuptova se amësi do të thotë të japësh gjithçka. Mësova shumë nga raporti me fëmijët dhe rritja e tyre nuk ishte një sakrificë. Kur u bëra mama, e lashë pas egon. Për fëmijët e jap jetën time, sepse janë përparësia ime kryesore.
A do të donit të ishit ende e re?
Aspak. Përkundrazi: Jam kurioze të shoh sa e fortë do të jem për t'u përballur me këtë tranzicion. Nuk dua të jem më 20 ose 30 vjeçe. Dua të jem një grua që jeton mirë, që ndihet mirë. Nuk do të thotë të jesh e bukur me patjetër, por të ndihesh e bukur. Sekreti është të punosh brenda për t'u ndjerë mirë jashtë.
Pra ndiheni si çdo grua në moshën tuaj?
Varet çfarë do të thotë "një grua e moshës sime"? Koha kalon dhe e vërteta është se gjërat më të mira në jetën time ndodhën kur isha 40 vjeçe. Linda fëmijën e parë në moshën 40 vjeçe, të dytin pas 5 vitesh. Firmosa kontratën e parë të bukurisë me Dior kur isha 42 vjeçe.
A ndjeni ndonjë presion për shkak të moshës?
Jo aspak. Sapo kam bërë dy filma. Në Francë, gratë e pjekura si: Catherine Deneuve apo Isabelle Huppert, kanë patur gjithmonë role seksi në këtë moshë.
A do të donit të ishit ende e re?
Aspak. Përkundrazi: Jam kurioze të shoh sa e fortë do të jem për t'u përballur me këtë tranzicion. Nuk dua të jem më 20 ose 30 vjeçe. Dua të jem një grua që jeton mirë, që ndihet mirë. Nuk do të thotë të jesh e bukur me patjetër, por të ndihesh e bukur. Sekreti është të punosh brenda për t'u ndjerë mirë jashtë.
Pra ndiheni si çdo grua në moshën tuaj?
Varet çfarë do të thotë "një grua e moshës sime"? Koha kalon dhe e vërteta është se gjërat më të mira në jetën time ndodhën kur isha 40 vjeçe. Linda fëmijën e parë në moshën 40 vjeçe, të dytin pas 5 vitesh. Firmosa kontratën e parë të bukurisë me Dior kur isha 42 vjeçe.
A ndjeni ndonjë presion për shkak të moshës?
Jo aspak. Sapo kam bërë dy filma. Në Francë, gratë e pjekura si: Catherine Deneuve apo Isabelle Huppert, kanë patur gjithmonë role seksi në këtë moshë.
Regjisori Giuseppe Tornatore ju përshkruan si "një person mahnitës erotik", a e pranoni faktin e të qenit objekt dëshire dhe fantazie?
Sensualiteti është i bukur, kur është natyral. Është i egër dhe i frikshëm; nuk mund ta fshehësh. Ose e ke ose jo. Duhet të ndihesh rehat me trupin tënd...! Prindërit më rritën në një mënyrë shumë të lirë, ndaj nuk e kam problem lakuriqësinë. Në fillim isha modele, pastaj, aktore dhe trupi im u bë instrumenti im. Ndihem rehat me trupin tim, por kjo nuk do të thotë se jam e përsosur, kam edhe unë të metat e mia.
Kur e kuptove që ishe e bukur?
Kur e lashë fëmijërinë, në moshën 13 vjeçe. Filloi shkolla në shtator dhe unë nuk isha më e njëjta. Trupi ndryshoi, mënyra si më shikonin të tjerët po ashtu. U ndjeva sikur kisha fituar një fuqi të panjohur. Isha shumë e lumtur që u bëra grua.
Çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë me kalimin e moshës?
E vetmja gjë që humbasim janë vitet e jetës. Sëmundjet më frikësojnë, por pleqëria, nuk më tremb. Nuk jam e fiksuar pas rrudhave, të paktën për momentin. Më pëlqejnë gratë që kujdesen për veten në mënyrë inteligjente, pa qenë skllave të diktateve të rinisë me çdo kusht.
A jeni tunduar nga mjekësia kozmetike ose kirurgjia?
Unë i shoh të gjitha te të tjerët dhe nuk më pëlqen. Pra, jo për momentin. Por nuk kam asgjë kundër.
Çfarë ka ndryshuar në veshjet tuaja me kalimin e viteve?
Nuk vesh më rroba të ngushta dhe minifunde sikur isha 20 vjeç, ndryshe do të dukesha qesharake.
Nëse do të duhej ta përkufizoje gruan që je sot, si do të ishte...?
Jam në paqe dhe kam më pak në ankth. Do të doja të arrija vdekjen dhe të isha në gjendje ta përballoja atë. Dua të jem shumë e vjetër për të parë se si reagoj ndaj trupit që ndryshon, deri në atë pikë sa guaska e jashtme të mos ketë më rëndësi. Pres momentin kur fëmijët të mos kenë nevojë për mua dhe do të jetojnë jetën e tyre.
A ka ndonjë kuptim për ty shprehja "burri i jetës sime"?
Kam jetuar me një burrë për 16 vjet, por kurrë nuk kam dashur të kem një "burrë të jetës sime". Më duket anakronike. Jeta më ka mësuar se nuk jam ajo që mendoja se isha; unë jam e varur nga dashuria.
Nëse të thonë “po plakesh”, çfarë imazhi të vjen ndërmend?
Gjyshja ime. Ajo i lyente thonjtë me manikyr dhe vendoste buzëkuq kur shkonte në kishë. Kishte respekt për veten dhe feminitetin e saj. Nuk e shihja gjyshen si një grua të moshuar, por si një grua të bukur...
Cilat janë sot kënaqësitë më të mëdha në jetë?
Familja ime. Nuk jemi bashkë gjithë kohën, por kur takohemi, flemë të gjithë në të njëjtin shtrat, si ciganët.
-
3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!
20 Shtator, 10:51 -


