KreuStil Jetese

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të freksëta me perime të stinës!

Supë me panxhar dhe qershi 

Përbërësit:

350 g panxhar i zier, 250 g qershi pa bërthamë, 1 kastravec, uthull, 3 qepë të freskëta, 6 lugë vaj ulliri, 70 g rikota, kripë dhe piper rozë. 

Përgatitja:

Qëroni panxharin dhe pritini në copa të vogla. Bëni të njëjtën gjë me kastravecin. Pastroni qepët dhe grijini fletët bashkë me kërcejtë. Në një blender, përzieni copat e panxharit dhe kastravecit, qepët e grira dhe 150 gramë qershi, duke shtuar 1/2 litër ujë të ftohtë, uthullën, kripën dhe piperin. Konsistenca duhet të jetë e afërt me një supë të butë. Rregullojeni me erëzat dhe vendoseni në frigorifer për 1 orë. 

Kur supa të jetë ftohur, vendoseni në tasa, shtoni sipër qershi të prera përgjysmë, copa rikote, disa pika uthull, piper rozë dhe erëza sipas dëshirës. 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të

 

 

Supë me kokos dhe akullore me mustardë 

Përbërësit:

 Për akulloren: 250 ml qumësht, 100 ml krem, 1 lugë sheqer pluhur, 50 g mustardë dhe kripë. 

Për supën:

2 kastravecë, 2 lugë kerri, 400 ml qumësht kokosi, 50 ml vaj ulliri, rigon, bukë e thekur dhe kripë. 

Përgatitja e akullores:

Në një tenxhere, ziejeni qumështin dhe kremin. Shtoni kripën dhe sheqerin. Ngroheni duke e përzier ngadalë derisa sheqeri të tretet. Hiqeni nga zjarri, shtoni mustardën, përzieni dhe lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës. Vendoseni në frigorifer për 1 orë dhe pastaj hidheni në makinën e akullores. Përziejeni për rreth 30 minuta dhe pastaj vendoseni në frigorifer. 

Përgatitja e supës:

Qëroni kastravecët dhe ziejini lëkurat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë për 3 minuta. Hiqini nga zjarri, kullojini dhe lërini të ftohen duke i zhytur në ujë të ftohtë. Hiqni tulin e kastravecit në kube me lëkurat e kastravecit dhe hidheni në një blender bashkë me kerrin, vaj ulliri dhe qumështin e kokosit. Përziejini derisa të bëhen një masë homogjene dhe vendosini në frigorifer për 1 orë. Hidheni supën në katër tasa dhe shërbejeni me një top akullore me mustardë, dekorojeni me gjethe rigon dhe bukë të thekruar. 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të

 

 

Velute asparagu me gjizë 

Përbërësit:

2 qepë të njoma, 200 g patate, 500 g shpargull, 2 lugë vaj ulliri, 6 degëza kopre, 200 g gjizë. 

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe pritini në kube. Priteni aspargun në copa. Kaurdisni qepën për 5 minuta. Shtoni patatet, aspargun, pak kripë dhe shuajini me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 25 minuta në zjarr mesatar. Hiqeni nga zjarri, shtoni kopër, gjizën dhe piper të zi. Vendoseni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.

 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të