KreuStil Jetese

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

Terapisti 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

B. A. Paris - 1400 lekë 

Liza dhe Leoja vendosen në një shtëpi të re në kompleksin Rrethi, një komunitet i privilegjuar, ku gjithçka duket e përsosur. Por pamja mund të të hedhë hi syve. Teksa Liza përpiqet të ambientohet e njihet me fqinjët, një sekret tronditës del në dritë. Në shtëpinë e saj fshihet një histori rrëqethëse, dhe lidhja që ajo ndien me terapisten që ka jetuar aty më parë, bëhet gjithmonë e më e fortë. E pushtuar nga kureshtja dhe frika, ajo nuk ndalet së kërkuari të vërtetën, por askush nuk do të flasë. Në këtë kompleks, të gjithë fshehin diçka… 

 

 

Margaritari 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

John Steinbeck – 800 lekë 

Libri i fituesit të çmimit Nobel, John Steinbeck, eksploron sekretet e natyrës njerëzore, thellësitë më të errëta të së keqes dhe mundësitë ndriçuese të dashurisë. Kino është një peshkatar i varfër mbledh margaritarë në det, ata margaritarë që dikur u sillnin pasuri mbretërve të Spanjës, tani u ofrojnë Kinos, Huanës dhe djalit të tyre të vogël, një mbijetesë modeste. Një ditë, Kino del nga deti me një margaritar aq të madh sa një vezë fluture, “të përsosur si hëna”. Me këtë margaritar vjen shpresa, premtimi i një jete më të mirë dhe më të sigurt. 

 

 

Dielli që perëndon 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

Osamu Dazai - 700 lekë 

Kazuko, 29 vjeçe, i vëllai Naoji dhe nëna e tyre, janë një familje aristokrate e varfër japoneze që jetojnë në Tokion e pas Luftës së Dytë Botërore. Kazuko divorcohet dhe kthehet në familjen e saj, pasi një lidhje jashtëmartesore me një piktor. Nëpërmjet rrëfimit të ndjeshëm dhe të trishtë, Dazai na fton të reflektojmë mbi ndryshimin e kohëve, humbjen e idealeve dhe kërkimin për kuptim në një botë të re. Një vepër që prek shpirtin, plot melankoli dhe bukuri letrare, nga një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë japoneze.