KreuCelebrity

Kush është vajza që i vodhi zemrën Rezart Veleshnjës? Zbulohet partnerja misterioze

Rezart Veleshnja duket se po përjeton një histori të re dashurie, të cilën deri më tani ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Prej disa kohësh, aktori i humorit ka shtuar dyshimet e ndjekësve përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. Në fotografitë e publikuara, ai është kujdesur të mos e zbulojë plotësisht vajzën që ka në krah, duke treguar vetëm detaje të vogla, si flokët apo dorën e saj.

Këto sinjale kanë mjaftuar që në rrjet të nisë kërkimi për identitetin e partneres misterioze, ndërsa interesi i mediave rozë është rritur dita-ditës.

Sipas burimeve të “Prive”, vajza që i ka rrëmbyer zemrën Rezartit është pjesë e së njëjtës botë profesionale me të. Ajo është gjithashtu aktore, ndërsa pamjet e siguruara tregojnë se mes tyre ekziston një raport i afërt dhe tashmë i konsoliduar.

Edhe pse aktori nuk ka bërë ende një prezantim zyrtar të partneres së tij, duket se lidhja mes tyre nuk është më vetëm në fazat e para. Tashmë mbetet për t’u parë se kur dyshja do të vendosë të dalë publikisht dhe ta ndajë hapur historinë e dashurisë me ndjekësit.