KreuCelebrity

Ludo pranon se kishte diçka me Benitën? Ish-banori tregon pse raporti mori fund

Ludo pranon se kishte diçka me Benitën? Ish-banori tregon pse
Ludo ka folur për herë të parë për raportin me Benitën pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, duke sqaruar se pse dyshja nuk vazhdoi lidhjen jashtë shtëpisë.

I ftuar në emisionin “Prive”, ish-banori tregoi se mes tyre kishte pasur një afrim, por se me kalimin e kohës kuptuan se kishin vizione të ndryshme për jetën.

“Ajo është në gjeneracionin Z. Ajo i sheh gjërat ndryshe, unë i shoh gjërat ndryshe. Send të keq nuk ka pasur”, u shpreh ai.

Ludo zbuloi gjithashtu se ishte vetë ai që vendosi të shkëpuste raportin, duke përfshirë edhe largimin nga rrjetet sociale. Sipas tij, kjo ndodhi pasi publiku kishte nisur t’i perceptonte si çift, diçka që ai nuk e dëshironte.

“U komentua shumë bashkë me një foto dhe u duk sikur ishim çift. Kjo nuk më pëlqeu”, tha ai.

Ai mohoi gjithashtu se e kishte mashtruar Benitën gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

“Nuk e kam rrejtur. Brenda ka qenë lojë. As nuk i kam premtuar martesë, as kurrsesi nuk i kam premtuar”, deklaroi ai.

Në fund, Ludo theksoi se raporti i tyre ishte pjesë e lojës dhe se secili kishte strategjinë dhe interesin e vet gjatë formatit televiziv.