KreuCelebrity

Finalja e Botërorit 2026, Trump mbërrin me helikopter presidencial në stadium

Finalja e Botërorit 2026, Trump mbërrin me helikopter presidencial
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin New York New Jersey, ku këtë të diel zhvillohet finalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Trump udhëtoi drejt stadiumit me helikopterin presidencial Marine One, i shoqëruar nga disa helikopterë të tjerë të sigurisë. Formacioni ajror fluturoi mbi stadium vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të mediave të pranishme.

Prania e presidentit amerikan në finalen e Botërorit shoqërohet me masa të rrepta sigurie, si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit, ku mijëra forca të rendit janë angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën, ndërsa në tribunat e stadiumit janë të pranishëm edhe personalitete të shumta nga politika, sporti dhe bota e spektaklit.