KreuCelebrity

BTS gati të shkruajë histori në finalen e Botërorit, pasi elektrizoi Parisin me koncertin e fundit në Evropë

BTS gati të shkruajë histori në finalen e Botërorit, pasi

Grupi fenomen i K-pop, BTS, është gati të ngjitet sot në skenën e finales së Kupës së Botës 2026, ku do të jetë pjesë e spektaklit historik të pushimit mes pjesëve, një format që FIFA e organizon për herë të parë në historinë e finales së Botërorit. Sipas mediave ndërkombëtare, BTS do të performojë krah emrave të mëdhenj të muzikës botërore si Shakira, Madonna dhe Justin Bieber.

Vetëm një ditë më parë, shtatëshja koreano-jugore mbajti koncertin e fundit të turneut evropian në "Stade de France" në Paris, përballë dhjetëra mijëra fansave. Atmosfera u cilësua spektakolare nga mediat e huaja, ndërsa koncerti shënoi mbylljen e etapës evropiane të turneut "ARIRANG". Raportohet se në koncert ishte i pranishëm edhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke e kthyer mbrëmjen në një nga ngjarjet më të komentuara të ditës.

Pas suksesit në Paris, BTS zhvendos vëmendjen në Shtetet e Bashkuara, ku sonte do të jetë pjesë e spektaklit të finales së Kupës së Botës. Performanca pritet të ndiqet nga qindra miliona teleshikues në mbarë botën, duke e bërë këtë një tjetër moment historik për grupin korean.

Finalja e Botërorit 2026 do të shënojë për herë të parë një "halftime show" të stilit Super Bowl, ndërsa BTS pritet të jetë një nga emrat më tërheqës të mbrëmjes.