KreuCelebrity

Dy këngë, dy trofe: Shakira rezulton ogur i mbarë për Spanjën në Kupën e Botës

Dy këngë, dy trofe: Shakira rezulton ogur i mbarë për
Një rastësi interesante ka tërhequr vëmendjen e tifozëve pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2026. Sa herë që Shakira ka interpretuar këngën zyrtare të Botërorit, kombëtarja spanjolle është shpallur kampione e botës.

Në Botërorin e vitit 2010, këngëtarja kolumbiane solli hitin e paharrueshëm “Waka Waka (This Time for Africa)”, i cili u kthye në himnin e turneut. Po atë vit, Spanja fitoi për herë të parë në histori Kupën e Botës, pasi mposhti Holandën në finale.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, historia duket se është përsëritur. Për Botërorin 2026, Shakira interpretoi këngën zyrtare “Dai Dai”, ndërsa Spanja arriti të ngrejë sërish trofeun, duke fituar titullin e dytë botëror.

Kjo do të thotë se të dyja herët kur Shakira ka qenë zëri i këngës zyrtare të Kupës së Botës, Spanja ka përfunduar kampione. Deri më sot, këto janë edhe dy titujt e vetëm botërorë në historinë e “Furisë së Kuqe”.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një koincidencë, në rrjetet sociale shumë tifozë kanë nisur ta quajnë Shakirën “oguri i mbarë” i Spanjës, duke e lidhur praninë e saj në Botëror me sukseset historike të kombëtares spanjolle.