KreuStil Jetese

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të freksëta me perime të stinës!

Supa të freskëta 

Kastravecët, domatet dhe kungulleshkat mund të përshtaten në supa të ftohta në pak minuta. Nëse i shtoni erëza, ato kanë një shije fantastike, sepse janë përbërës natyralë dhe lidhen mirë mes tyre, qofshin fruta ose perime, duke krijuar pjata të freskëta, të shëndetshme, me nota të ëmbla dhe të kripura. 

 

Gazpaço me kungulleshka dhe shafran 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të

Përbërësit:

500 g kungulleshka, 1 qepë, trumzë e freskët, borzilok, 50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 20 ml uthull balsamike, 1 limon, 1 lugë çaji shafran, 10 ml ujë, kripë, piper i zi i bluar 

Përgatitja:

Shpëlajini dhe pritini kungulleshkat në copa. Në një tenxhere ngrohni vajin dhe kaurdisni qepën për 5 minuta. Shtoni më pas kungulleshkat, lërini të skuqen, pastaj pak trumzë dhe borzilok. Në fund shuajeni me pak ujë. Lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni masën nga zjarri dhe pasi të ftohet hidheni në blender derisa të kthehet në krem. Vendoseni në frigorifer për një orë, më pas shtoni pak vaj ulliri, uthullën balsamike, erëzat si dhe disa rrathë qepësh. Hidhni lëng limoni, përziejeni dhe shërbejeni të freskët. 

 

 

Supë me domate, pjepër dhe brusketa gaforreje 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të

Përbërësit:

Për domaten: 200 g domate, 80 g domate qershi, vaj ulliri, kripë, piper. Për pjeprin: 280 g pjepër, vaj ulliri, kripë, piper. Për gaforret: 300 g mish gaforreje, borzilok, vaj ulliri, lëkurë limoni, kripë, piper, krutonë, hudhër dhe vaj ulliri 

Përgatitja:

Lani domatet dhe kalojini në blender bashkë me vajin e ullirit. Vendosini në një tas, kriposini dhe piperosini dhe lërini të kullojnë në frigorifer. Ndërkaq, përgatitni pjeprin, duke i nxjerrë tulin me lugë, vendoseni në një enë dhe marinojeni me vaj ulliri, kripë, piper dhe lëkurë limoni, e më pas futeni në frigorifer. Përgatitni mishin e gaforres, copëtojeni me lugë, duke e përzier me vaj ulliri, borzilok të grirë, kripë dhe piper. 

Nxirrni supën nga frigoriferi dhe hidheni njëkohësisht në një enë për t’i përzier të dyja shijet, duke e spërkatur me vaj ulliri sipër. Ndërkaq, lyejmë bukën e thekur (krutonët) me vaj ulliri dhe i vendosim sipër tulin e mishit të gaforres. Vendosini bukën e thekur në pjatën e supës, ose konsumoheni bashkë me supën. 

 

Minestrone me bizele dhe spinaq 

3 receta të thjeshta për të përgatitur supa të

Përbërësit:

2 qepë të njoma, 1 kërcell selino, 2 thelpinj hudhër, vaj ulliri, 1,5 litra lëng perimesh, 200 g bizele, 150 g fasule të ziera, 8 feta bukë, një grusht spinaq, 20 domate qershi, bishtaja bizelesh dhe kuba akulli. 

Përgatitja:

Ngroheni furrën në temperaturë 200 gradë Celsius. Fillimisht lani qepët dhe pritini ato për së gjati, përfshirë pjesën e gjelbër. Lani selinon dhe priteni në copa. Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe shtypni. Më pas në një tenxhere, skuqni dy të tretat e qepëve në pak vaj derisa të bëhen transparente. Shtoni selinon dhe hudhrën e shtypur, kaurdisini për 3 minuta dhe pastaj kriposini dhe piperosini. Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare. Shtoni pastaj bizelet dhe fasulet gjysmë të ziera dhe lërini të ziejnë për 5 minuta. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht para se t’i vendosni në frigorifer. 

Ndërkaq, lyejini fetat e bukës me vaj ulliri nga të dyja anët, fërkojini me hudhrën e mbetur, kripë dhe piper, dhe vendosini në një tepsi për t’u pjekur, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante. 

Përzieni spinaqin me domatet qershi të prera në mes dhe kubet e akullit, e më pas hidhini në supë. Shërbejeni supën e ftohtë duke e spërkatur me qepë të njomë dhe bishtajat e bizeleve. Servireni me bukë të thekur.