
Pushimet për shumë kanë mbaruar, por në Durrës nuk ka sezon. Sidomos tek resort Aragosta ku mund të shijoni komoditetin dhe kënaqësinë e ditëve të bukura gjatë gjithë vitit. Një guidë 360 gradë për të parë më afër se çfarë ofron më saktësisht resort Aragosta.
Pasditja është magjike tek Aragosta, duke filluar që tek dhomat e hotelit, veranda, restoranti apo Roof-top, ku mund të shijoni perëndimin e diellit si askund tjetër. Mandej pozicioni i favorshëm me qendrën e qytetit, me pedonalen, me qendrën historike të qytetit, si dhe me shëtitoren e Vollgës, e bëjnë Aragostën të jetë një zgjedhje për të kaluar një fundjavë në qytetin bregdetar të paharrueshme, relaksuese dhe frymëzuese. Gjithçka në prefeksion tek resort Aragosta.
Pas mëngjesit deti është një opsion për të kaluar një ditë relaksuese, ndërsa për të gjithë aventurierët Aragosta ofron shumë opsione për aktivitetet me mjetet lundruese. Dreka në Aragosta ka si emërues perfeksionin, shija dhe freskia e pjatave të detit vjen në tavolinat tuaja si askund tjetër. Për konsumatorët e verave italiane, spanjolle dhe distileritë, këndi Enotekës i cili është 100% nga distributori L&M Comercial ofron mundësi zgjedhjesh.
Restoranti dallohet për eksperiencën e gjatë, shërbimin ekselent të stafit dhe gjithashtu tendencën e drejtuesit të Aragostës që ka për të përdorur vetëm produkte vendase.
-
500 mijë euro borxh shtetit? Mozzik jep deklaratën e tij!
18 Shtator, 11:09 -


