
Shqipëria tashmë është bërë zyrtarisht pjesë e hartës së festivalit prestigjioz Zamna. Zamna Festival konsiderohet si një nga eventet muzikore globale, i njohur botërisht si një nga përvojat më emocionuese për të apasionuarit pas tingujve elektronike. Nga ana tjetër, distinacioneve unike ku stacionohet Zamna, si: Tulumi, Ibiza apo Mykonos, sivjet iu shtua edhe vendi ynë.

Në ditët e fundit të muajit Gusht, ndalesa e rradhës ishin brigjet e rivierës shqiptare. Për tre ditë rresht tingujt e muzikës mblodhën qindra të rinj të cilët adhurojnë DJ dhe artistë të nivelit të lartë që performojnë ritmesh tekno dhe house, duke krijuar një atmosferë plot adrenalinë në Drimadhes.

E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, që në një event të këtij niveli të mungonte Curious X, një platformë komuniteti e krijuar nga IQOS. Tingujt e muzikës dhe shpirti i festës u përjetua më bukur në zonën eskluzive të krijuar nga IQOS, dedikuar enkas për këtë komunitetet. E ndërsa vajzat u çlodhën pas orëve të kërcimit duke rifreskuar pamjen e tyre në make up corner, djemtë u argëtuan me lojtra të ndryshme me njëri – tjetrin, ose duke karikuar pajisjet e tyre, duke kaluar një eksperiencë unike me Curious X në ditë e fundit të sezonit veror. Ashtu si edhe në evente të tjera, privilegjin për të qenë në këtë zonë e kishin anëtarët e IQOS CLUB, të cilët gjithmonë kanë mundësi të sigurojnë bileta për festivale, koncerte, e padyshim një eksperiencë më të personalizuar.

Pjesë e Zamna Festival në plazhin e Drimadhes ishin emra të njohur dhe me famë botërore, mes të cilëve DJ si: Agents of Time, Airrica, Chris Avantgarde, Korolova, Peace Control, Massano, e shumë të tjerë të cilët mbajtën ndezur shpirtin e festës tre ditore. IQOS do të vazhdojë të mbështesë evente të ndryshme në kuadër të fushatës Curious X, e cila vjen si një alternativë më e mirë për të rinjtë dhe komunitetin.
