KreuStil Jetese

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

Gënjeshtra e parë 

Mitch Albom - 1200 lekë 

Një histori Holokausti pak e njohur botërisht. Niko është një djalosh 11-vjeçar, që nuk ka thënë kurrë një gënjeshtër në jetën e vet. Nazistët mbërrijnë në qytet dhe jeta e tyre, si dhe e gjithë hebrenjve, do të marrë një rrjedhë shkatërrimtare. Mirësia dhe sinqeriteti i Nikos do të përdoren kundër komunitetit të tij, kur një oficer gjerman do ta shkëmbejë reputacionin e Nikos, me premtimin se do t’i shpëtojë familjarët nga kampi i përqendrimit. Kur Nikoja do të kuptojë pasojat e tradhtisë, nuk do të arrijë më kurrë të thotë të vërtetën. 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

 

Vendi i babait 

Annie Ernaux – 800 lekë 

Historia e një burri në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani në një qytet të një province normande, e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj, duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur. Një shkrim i tendosur, pa asnjë shkarje, me një thjeshtësi të rafinuar, duke e bërë çdo fjalë të vetme të shndërrohet në një thikë të mprehtë. 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!

 

 

Gra të vogla 

Louisa May Alcott - 2000 lekë 

“Gratë e vogla" është një histori prekëse dhe e ndjerë që ndjek jetën e katër motrave të një familjeje të varfër. Nëpërmjet përditshmërisë së tyre, jepet një portret i thellë të jetës së grave në shekullin e 19-të në Amerikën e kohës së Luftës Civile, duke përfshirë dashurinë, humbjen, sfidat e pjekurisë dhe kërkimin për identitet. Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe rregullave shoqërore, motrat përpiqen të ruajnë idealet dhe dashurinë për njëra-tjetrën. Romani besohet se mbështetet pjesërisht në jetën e autores dhe motrave të saj.

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!