
Prezantuesi i njohur italian Stefano De Martino ka rënë pre e një grabitje. Ora e tij ‘Patek Philippe’ e cila kap vlerën e mbi 40 mijë eurosh është grabitur nga dy persona mesditës e së enjtes në Milano.
Sipas mediave italiabe 35-vjeçarit iu afruan dy burra në një skuter të cilët përdorën, të cilët përdorën një ‘truk’. Fillimisht ata u përplasën me pasqyrën e Mercedesit të tij dhe kur ai doli nga mjeti për ta vendosur rregulluar, i rrëmbyen orën.

Ish-bashkëshorti i Belen Ridrigues bëri denoncimin në polici, ndërsa gjatë momentit kur prezantuesi u përpoq të rezistonte, njëri prej tyre i tha: “Më lësho ose do të të qëlloj”.
Më pas dy grabitësit u larguan me skuterin e tyre. Fatmirësisht prezantuesi italian nuk pësoi aasnjë lëndim.
-
Monica Bellucci: Ndihem rehat me trupin tim, pleqëria nuk më tremb!
20 Shtator, 11:06 -
3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë shtator!
20 Shtator, 10:51


