
Jori Delli ka sqaruar së fundi arsyen e mungesës se saj prej disa kohësh në rrjetet sociale. Përmes një reagimi në profilin e saj në Instagram, modelja rrefeu se babai i saj pësoi një infarkt gjatë kohës që ishte në Shqipëri. Ajo ka treguar se i ati është sëmurur në Vlorë, ndërsa ka shprehur rezerva për trajtimin mjekësor atje.
Përveë kësaj ndjekësit kanë vënë re se Jori ka disa kohë që nuk poston foto me partnerin e sja, Fred de Palma dhe thashethemet për një ndarje të mundshme të tyre kanë nisur të qarkullojnë. E ftuar në "E Diell", Jori zbuloi të arsyen e vërtetë duke mohuar aludimet për ndarje.
“Jam ende e lidhur! Problemi është se kur nuk postoj disa foto në Instagram për disa javë, më pyesin: ‘Ende me Fred-in je?’. Po, ne jemi bashkë!”
“Instagram-i është punë. Kam jetën time dhe dua ta shpreh edhe përmes fotove, por nuk dua që profili im të shihet vetëm si ‘çift Instagram-i’. Dua të jetë personal, jo i bazuar vetëm te marrëdhënia ime,” u shpreh ajo.
Edhe pse babai i saj tashmë është në përmirësim, vetëm dhjetë ditë pas kësaj ngjarjeje, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.
“Fatkeqësisht, pas pak ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Itali,” zbuloi ajo.
-
-
Besa Kokëdhima publikon foton e parë me bashkëshortin nga dasma e tyre!
22 Shtator, 10:22


