KreuCelebrity

"Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin...", Big Basta tregon momentin e vështirë gjatë natës së fitores!

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, mes emocioneve dhe surprizave, Big Basta  u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku duke fituar çmimin prej 100 mijë euro.

Në një rrëfim prekës së fundmi, ai tregoi se në momentin e finales i tha motrës së tij: “Do mblidhemi te nëna për të festuar”, por aty mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë.

“Pasi dola, mora çekun, por mora edhe një lajm të keq. I thashë motrës se do mblidhemi te nëna, por ajo më tha që nëna ka ndërruar jetë. Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” – u shpreh ai, duke treguar se çfarë kaloi.

 Në një intervistë ekskluzive për BORDO, Big Basta ka zbulua shumë rreth atij edicioni, marrëdhëniet me ish-fermerët e tjerë dhe planet e tij të ardhshme.