Dua Lipa befasoi me sensin e përsorur të modës teksa doli për drekë me të atin në Neë York City.
Ylli i popit, 30 vjeç, ishte sinonimi i sofistikimit me fustanin e zi me jakë të lartë poshtë gjurit, kombinuar me sandale të zeza me shkëlqim dhe takë të lartë.
Ndonëse përgjithësisht për daljet e saj në rrugë, Dua ka preferuar stilin sport, këtë radhë ajo u shfaq shumë më ndryshe. Këngërtarja, shkruan Daily Mail shkëlqeu me veshjen e fundit, me cantën e dorës me print leopardi dhe syzet e zeza klasike, ndërsa u tregua aq e mirësjellshme sa edhe ndaloi për të bërë foto me disa fansa fatlumë që kalonin aty pranë.

