
Sezoni i gjashtë i programit "Goca dhe Gra" në Top Channel do të nisë së shpejti. Faqja zyrtare e Instagramit të programit ka konfirmuar se data e puntatës së parë do të jetë 30 shtator dhe me një ndryshim këtë herë. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live.
Burime pranë VIP Magazine bëjnë me dije se një emër i ri do t’i bashkohet panelit të emisionit si moderatore, dhe bëhet fjalë për Sherina Spahiun, motrën e Jona Spahiut.

Sherina njihet edhe si influencer, por u bë e njohur në rrjete sociale nga dashuria dhe adhurimi i ndjekësve ndaj vajzës së saj 3 vjeçare, Blissi. Sherina publikon video dhe foto të momenteve gjatë ditës të vogëlushes së saj, e cila tashmë ka fituar zemrën e shumë shqiptarëve me sjelljen, mimikat dhe përkëdheljet e saj.


-
-
Pushohet nga puna, Loredana 'kapet mat' me konkurrentin e "Për'puthen"!
23 Shtator, 10:36


