
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Të gjithë njerëzit besojnë tek Gift By Anida, të besojnë që mund të fitojnë, sepse realisht kanë shanse të fitojnë. I ftuar në Bordo Stream ka qenë Shkëlzeni, krijuesi i Gift By Anida ka zbuluar ekskluzivisht për ne se si ka nisur dhe filozofinë e saj.
Kur ka nisur Gift By Anida?
Gift By Anida ka nisur në qershor të vitit 2019 dhe në fillim nuk është quajtur Gift By Anida. GiveAway janë realizuar në butikun e sime motër që është Anida. Në fillim njiheshin si Give Away nga Anida Collection, më pas rreth një vit mbrapa unë krijova Gift By Anidën. Le të themi tamam 2019 me një emër tjetër dhe 2020 me Gift By Anida.
Me çfarë filozofie nisi?
Për të bërë njerëz të lumtur, për të ndihmuar bizneset, këto janë filozofitë e Gift By Anidës, ne kemi dhe në bion tonë në Instagram, “bëjmë njerëz dhe biznese të lumtur që nga 2019.”
Cili është rekordi më i madh u ndjekësve që janë shtuar për një faqe që keni promovuar?
Rekordi më i madh i ndjekësve është 86 mijë ndjekës në një GiveAway të vetëm. Dhe ky është rekord jo vetëm i joni, është rekord në mbarë Shqiptarinë le të themi, gjithashtu dhe dhurata që janë apartamentet çmimi më i lartë dhuruar ndonjëherë në GiveAway.
Cili është çmimi më i lartë që keni dhënë?
Ne kemi dhuruar apartament, ky është çmimi më i lartë në vlerë dhe është dhuruar 2 herë. Apartament në Tiranë.


