Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, aktori dhe regjisori i mirënjohur, Enver Petrovci.
Ikona e kinematografisë me një karrierë të suksesshme në teatër, i ka dhuruar shumë publikut shqiptar. Petrovci nuk ka kursyer asnjëherë të rrëfejë për artin e tij dhe sfidat që e ka përballur jeta, rreth para një viti në RTV Dukagjini, artisti është shprehur:
“Kam provuar edhe vdekjen edhe vetëvrasjen, gjjithçka kam provuar. Gati 1 vit kam fjetur në rrugë, në stacionet e trenave, autobuzave, në polici. Kam qenë zhigolo. Të gjitha I kam provuar.”
Enver Petrovci nuk ishte vetëm aktor, ishte simbol i teatrit modern shqiptar, themelues institucionesh kulturore, themelues i Teatrit “Dodona” dhe i Shkollës së Aktrimit në Kosovë, mësues e frymëzues i brezave të rinj. Në skenë la pas role të paharrueshme, në jetë la gjurmë të thella dhe publiku e duartrokiti.
Enver Petrovci përfaqësonte dinjitetin e artistit, mbajti gjallë identitetin shqiptar në kohë të vështira. Kosova dhe gjithë arti shqiptar humbën një ikonë, por trashëgimia e tij do të jetojë gjatë.
Lamtumirë Enver Petrovci.
-
Nga Tiffany& Co, sa ka kushtuar unaza e fejesës së Melinda Ademit?
23 Shtator, 11:02 -
Pushohet nga puna, Loredana 'kapet mat' me konkurrentin e "Për'puthen"!
23 Shtator, 10:36


