KreuArt

Ndahet nga jeta Astrit Koçibelli, zëri i serenatave korçare!

 

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.  Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet: 

“Lamtumirë Astrit Koçibelli.Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë.”

Ndahet nga jeta Astrit Koçibelli, zëri i serenatave korçare!

Astrit Koçibelli është një nga emrat më të dashur të muzikës tradicionale korçare. Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve korçare, duke sjellë për publikun emocionin e serenatës së vjetër me një stil autentik dhe të dashur për të gjitha moshat.

Gjatë viteve të karrierës së tij, ai kontribuoi në ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore korçare, duke u bërë një figurë kyçe për brezat e rinj të artistëve që dëshirojnë të mbajnë gjallë këtë trashëgimi.