
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 66-vjeçare. Shundi nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh.
Sëmundja e detyroi që të linte punën në teatrin "Zonja e Bujtinës", i themeluar nga vetë ai, ndërsa dërgua në një spital të Francës për mjekim të specializuar. Më 22 gusht, u nis nga Franca për në Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT për shkak të sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.
Familja e aktorit kërkoi ndihmë e shqiptarëve për ta shpëtuar, pasi kostat e larta në spital janë të papërballueshme. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës garantuan trajtimin mjekësor për aktorin dhe intelektualin që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar. Por, përpos ndihmave dhe ndërhyrjeve mjekësore, Shundi nuk ia doli dot.

