KreuArt

Gjigantët e filmit mbërrijnë në Shqipëri: Një hap i madh për kinemanë shqiptare!

Gjigantët e filmit mbërrijnë në Shqipëri: Një hap

Shqipëria po hyn në hartën ndërkombëtare të industrisë së filmit, falë nismës “Fam Tour Albania”, e cila po zhvillohet për herë të parë në vend. Emra të mëdhenj të kinematografisë botërore si HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal kanë mbërritur në Shqipëri për të eksploruar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm që ofron vendi për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

Gjatë një turi disaditor në qytete të ndryshme, përfaqësues të këtyre kompanive po njihen me peizazhet natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe lokacionet unike shqiptare që mund të shndërrohen në sfond të përsosur për produksione filmike me cilësi të lartë.

Gjigantët e filmit mbërrijnë në Shqipëri: Një hap

Një nga pikat kulmore të kësaj përpjekjeje është partneriteti me “Catalyst Story Institute”, një ndër institucionet më prestigjioze në SHBA për zhvillimin e talenteve të reja në fushën e skenaristikës dhe prodhimit filmik. Ky bashkëpunim ka sjellë hapjen e “Tirana Training Institute” – një qendër e dedikuar formimit profesional dhe ndërkombëtarizimit të sektorit filmik shqiptar.

Gjigantët e filmit mbërrijnë në Shqipëri: Një hap

Kjo nismë përbën një moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt shndërrimit në një destinacion të ri për produksione filmike në Evropë, duke hapur mundësi të reja për investime dhe bashkëpunime të rëndësishme në fushën e artit dhe industrisë së filmit.