
Pas suksesit të "Yjet në Butrint", 2 vjet më parë, më 31 gusht Kanina bën bashkë artistët e njohur: Ermonela Jahon, Timo Fllokon dhe Saimir Pirgun, në një mbrëmje fantastike me performancën e tyre magjike në Kalanë e Kaninës.
Me regjisore dhe producente, Vera Grabockën, emrat më të mirë të artit dhe kulturës do t'i shtojnë Kaninës, shpirtin e poezisë dhe këngës në "Yjet mbi Kaninë".
Sikundër edhe pritet kurioziteti për këtë shfaqje ka ngacmuar audiencën, e cila në fakt është e kufizuar, duke pasur parasysh që lokacioni nuk ofron masivitet. Ardhja e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho duket se është qershia mbi tortë i këtij eventi, që frymëzohet nga vargjet e aktorit dhe poetit të mrekullueshëm Timo Flloko. Përkrah 3 artistëve BIG, Jaho, Flloko dhe Pirgu pritet të ngjiten në këtë skenë edhe të ftuar të tjerë, të cilët nuk janë zbuluar ende nga spoti, që këto ditë është lancuar në rrjetet sociale.
Vera Grabocka edhe këtë herë ka marrë misionin të sjellë një ngjarje artistike, sic vetëm ajo di të bëjë.
Eventi do të mbahet në datë 31 në Kalanë e Kaninës, ndërsa së shpejti do të transmetohet për publikun në ekranin e televizionit Klan.
