KreuArt

"Yjet mbi Kaninë", nata magjike ku duetet dhe poezitë "zgjuan" muret e lashta të kalasë!

Pas suksesit të "Yjet në Butrint", 2 vjet më parë, mbrëmjen e djeshme Kanina bëri bashkë artistët e njohur: sopranon Ermonela Jaho, aktorin dhe mjeshtrin e fjalës artistike, Timo Flloko dhe tenorin Saimir Pirgu, në një mbrëmje fantastike me performancën e tyre magjike në Kalanë e Kaninës.

Me regjisore dhe producente, Vera Grabockën, emrat më të mirë të artit dhe kulturës i kanë shtuar Kaninës, shpirtin e poezisë dhe këngës në "Yjet mbi Kaninë".

Ardhja e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho ishte dhe qershia mbi tortë e këtij eventi, që frymëzohet nga vargjet e aktorit dhe poetit të mrekullueshëm Timo Flloko. Përkrah 3 artistëve BIG, Jaho, Flloko dhe Pirgu janë ngjitur në skenë edhe artistët e njohur dhe shumë dashur për publikun, Aurela Gace dhe Alban Skënderaj. Shumë të ftuar VIP dhe emra shumë të njohur të artit shqiptar kanë qenë të ftuar në këtë mbrëmje gala, ku duetet dhe poezitë “zgjuan” muret e lashta të kalasë. 

"Yjet mbi Kaninë", nata magjike ku duetet dhe poezitë

"Yjet mbi Kaninë", nata magjike ku duetet dhe poezitë

foto credits: Andia Xhunga