KreuArt

Dembele shpallet fituesi i Topit të Artë 2025, lë pas Lamine Yamal!

Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025, duke lënë pas yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi francez fitoi çdo trofe me PSG-në, duke nisur nga Champions League e deri te trofetë e Francës dhe në fund Superkupa e Europës. Ai ishte padyshim ylli i skuadrës së Luis Enrique, duke u kurorëzuar si më i miri i sezonit me trofeun më prestigjioz individual.

ÇMIMET 

Lamin Jamal është fituesi i parë i mbrëmjes, pasi merr trofeun “Kopa” që i kushtohet lojtarit të ri më të mirë të edicionit të fundit. Ai mundi Doue, Estevao, Zhoao Neves dhe Jilldiz për të fituar këtë trofe.

Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Viki Lopez, shpallet fituesja e çmimit “Kopa” për futbollin e femrave.

Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajneren më të mirë në futbollin e femrave i shkon trajneres të Anglisë, Sarina Veigman.

Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajnerin më të mirë në futbollin e meshkujve i shkoi Luis Enrikes. Ai mundi Antonio Konten, Hansi Flik, Enzo Mareskan dhe Arne Slot. Trajneri spanjoll nuk ishte në sallë për të tërhequr çmimin, pasi ishte në Marsejë për ndeshjen e PSG-së ndaj Olimpikut vendas.

Hana Hempton e Çelsit dhe Anglisë, si dhe Xhanluixhi Donaruma i Mançester Sitit dhe Italisë, shpallen fituesit e trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë për femra dhe për meshkuj.

Në ceremoninë e ”Topit të Artë” iu kushtua një moment edhe kujtimit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë verës.

Trofeu “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë të sezonit i shkuan polakes Eva Paxhor për futbollin e femrave dhe suedezit Viktor Gyokeres për të meshkujve.

Klubi më i mirë i futbollit të femrave për këtë vit u shpall Arsenali që fitoi Ligën e Kampioneve.

Klubi më i mirë i futbollit të meshkujve i këtij viti u shpall PSG, i cili fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit.

Çmimi “Sokrates” për aktivizmin dhe punën sociale në sportin e futbollit i shkon fondacionit “Xana”, të krijuara nga Luis Enrike dhe familja e tij për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë, në kujtim të vajzës së të trajnerit spanjoll që u nda nga jeta pak vite më parë.


RENDITJA

1 – Ousman Dembele


2 – Lamin Jamal

3 – Vitinja


4 – Mohamed Salah

5 – Rafinja


6 – Ashraf Hakimi

7- Kilian Mbape


8 – Kol Palmer

9 – Xhanluixhi Donaruma


10 – Nuno Mendes

11 – Pedri


12 – Kviça Kvaratskhelia

13 – Herri Kejn


14 – Desire Doue

15 – Viktor Gyokeres


16 – Vinicius

17 – Robert Levandovski


18 – Skot MekTominej

19 – Zhoao Neves


20 – Lautaro Martinez

21 – Serhu Girasi


22 – Aleksis MakAlister

23 – Xhud Bellingam


24 – Fabian Ruiz

25 – Denzel Dumfris


26 – Erling Haland

27 – Deklan Rajs


28 – Virxhil Van Dajk

29 – Florian Virtz


30 – Majkëll Olize