KreuArt

Madame Ermonela Jaho shkëlqen dhe emocion publikun shqiptar në Tiranë!

Madame Ermonela Jaho shkëlqen dhe emocion publikun shqiptar në

Ermonela Jaho ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një natë dedikuar sopranos me famë ndërkombëtare, që në axhendat e mbingarkuar vjen në Tiranë për të dhënë sadopak nga magjia e saj. E bën këtë prej disa vitesh në mënyrë të rregullt, duke na dhënë mundësi të ndjekim kaq afër dhe natyrshëm, artisten, për të cilën “The Economist” e cilëson si "sopranoja më e vlerësuar në botë", “Financial Times” shprehej se "Ermonela Jaho i kushton zemër e shpirt këndimit të saj... Mos u përpiqni as t'i rezistoni", ndërsa “The Guardian” e ka përshkruar atë si "një nga interpretueset e mëdha të verizmit", apo "Ermonela Jaho triumfon në Madama Butterfly".

Prej vitit 2009 karriera e saj ka pasur ngjitje spektakolare në skenat më prestigjoze të muzikës klasike në botë, duke e kthyër atë në një ikonë arti botërore.

Madame Ermonela Jaho shkëlqen dhe emocion publikun shqiptar nëMadame Ermonela Jaho shkëlqen dhe emocion publikun shqiptar në

Ermonela është emocionale, ndjesore, manifeston patriotizëm dhe atdhedashuri të rrallë, virtyte që pak i dëshmojnë. Ermonela është DIVË në botë, por kur vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është kaq njerëzore dhe e zhveshur nga fama, sa lë mbresë po aq për këtë veçori, sa edhe për interpretimin brilant.
Mbështetja e publikut në sallë ishte po aq e bukur dhe e gjallë, e vërtetë dhe plot sinqeritet, sa shpesh mes arieve emocionet u dalluan edhe tek DIVA. Mbrëmë Ermonela në natën e quajtur “KUR NDJENJAT MARRIN ZË”, interpretoi disa nga rolet e saj brilante tek: “Deh! Tu di un'umile preghiera” nga opera Maria Stuarda, “Ave Maria, piena di grazia” nga opera Otello, “Piangete voi? - Al dolce guidami” nga opera Anna Bolena, “lo son l'umile ancella” nga opera Adriana Lecouvreur, “Quanto cielo, quanto mar - Ancora un paso or via”, “Coro a boça chiusa”, “Un bel di vedremo” nga opera Madama Butterfly, ”O mio babbino caro” nga opera Gianni Schiçhi, “”Vissi d'arte, vissi d'amore” nga opera Tosca, etj, të kompozitorëve; Donizetti, Bellini, Verdi, Puçini, Cilea, Catalani dhe Mascagni nën dirigjimin e Fabrizio Maria Carminati, Orkestrën e TKOB dhe Korin e drejtuar nga dirigjent Dritan Lumshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by REVISTA BORDO (@revista_bordo)

Ermonela Jaho, në vitin 2016 ajo fitoi Çmimin Publikut, në Çmimet Ndërkombëtare të Operas në Londër, ndërsa çmimet dhe vlerësimet e saj përfshijnë kon kurse ndërkombëtare si: konkursi “Giacomo Puçini” në Milano, Itali 1997, Konkursin Ndërkombëtar Spontini në Ankona, Itali 1998, Zandonai në Rovereto, Itali 1999, “Këngëtarja më e mire” në Festivalin Ëexford, 2000. Jaho, ka interpretuar në Teatrin e Operas Metropolitan në Londër, Madrid, Berlini, Opera Kombëtare e Parisit, Teatri i Champs-Elysées, “Staatsoper” Vjenë, “Opera Australie”, Buenos Aires, “Opera Company of Philadelphia”, “Opéra de Marseille”, “Arena di Verona”, etj. Repertori i saj varion nga Violetta “Traviata”, Maria Stuarda - “Madame Butterfly”, Manon - “Mireille”, Amina në “La sonnambula”, Mimi në “La bohème”, Michaela në “Carmen”, Giulietta në “I Capuleti e i Monteçhi, Angelica në “Suor Angelica”, etj.