KreuArt

Grupi legjendar i rokut ‘Scorpions’ u rikthye në Tiranë pas 24 vitesh, pamje nga koncerti madhështor!

 

Pas dekadash që kanë tronditur botën me himne si “Wind of Change”, “Still Loving You” dhe “Send Me an Angel”, grupi legjendar i rock-ut, “Scorpions” u rikthyen pas 24 vitesh në Shqipëri. Koncerti u mbajt mbrëmjen djeshme në sheshin “Skënderbej”, duke i dhuruar kryeqytetit një nga netët më të bukura muzikore.

Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda performuan për mijëra fansa nga çdo cep i vendit dhe i rajonit hitet e tyre më të njohura.

Pas natës elektrizuese në kryeqytet, Scorpions përmbyll turin europian, i cili përkon me 60 vjetorin e krijimit të grupit legjendar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by REVISTA BORDO (@revista_bordo)

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” kujtohet nga të gjithë. Scorpions u bën të famshëm me këngën e tyre Wind of Change, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i rënieve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria.