KreuCelebrity

"Burrnesha nuk është transgjinore...", debati i ashpër mes Albana Osmanit dhe Xheni Karaj!

Projektligji i ri për “Barazinë Gjinore”, i cili ka mbërritur në parlament dhe ka ndezur debate të forta në publik. Teksti i draftit final ka zgjeruar përkufizimin e gjinisë, duke e cilësuar atë si një koncept “gjithëpërfshirës”, në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, duke e shtrirë përtej ndarjes klasike burrë-grua. Kjo nënkupton njohjen ligjore të identiteteve të tjera gjinore dhe të drejtën e individëve për të deklaruar shprehjen e tyre gjinore. Ky ndryshim i fortë krahasuar me versionin fillestar, ka nxitur reagime të shumta.

Mbrëmjen e djeshme për të diskutuar për këtë çështje kanë qenë të ftuar në panelin e emisionit "Opinion" me Blendi Fevziun: Albana Osmani, Anxhela Faber, Elsa Ballauri, Xheni Karaj, Akil Pano dhe Altin Hazizaj.

Debatet kanë mbizotëruar në mbrëmjen e djeshme mes të ftuarve, ku ata që kanë tërhequr më shumë vëmendjen kanë qenë Albana Osmani, Akil Pano që kundërshtonin kategorikisht teoritë e Xheni Karaj.

Debati i cili dhe tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte ai për termin 'burrneshë', për të cilën Albana nuk mund të mos e mbronte, kundrejt Xhenit e cila e cilësonte burrneshën si transgjinore.

Albana Osmani: Ty të të vijë turp nëse artikulon burrneshën si transgjinore! Fol me mua për burrneshën se vij nga vendi i burrneshave! A e di çfarë është burrnesha moj vajzë?

Xheni Karaj: Një vajzë që mori rolin e burrit

Albana Osmani: Pse e mori rolin e burrit?

Xheni Karaj: Po nuk ka rëndësi pse e mori...

Albana Osmani: Jo ka rëndësi! Nuk të lejoj Burrnesha është personifikim i një vajze shumë të nderuar shqiptare. Burrnesha është një vajzë që i vranë tërë meshkujt e familjes dhe u detyrua t'i dalë për zot familjes së vet. Mori pushkën, veshi rrobat, por jo një transgjinore kurrë! U përbetua për të mbrojtur familjen e vet, vdiq e virgjër. Këto s'mund ta shtrëmbërojnë të vërtetën.