Lidhja e Jozit me Xhoanën ishte padyshim lajmi që mori vëmendjen e të gjithëve. Influecerja dhe këngëtari nisën të përfliteshin për një raport, kur u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por pas pak kohësh duket se diçka ka ndodhur mes tyre, shkruan pamfleti.net. Aktualisht, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Jozi nuk e ndjek më Xhoanën, ndërkohë që kjo e fundit vazhdon ta ketë në listën e ndjekësve të saj.
Një detaj tjetër që ka nxitur ndjekësit të flasin për një krisje të këtij raporti, është pikërisht fakti se një postim i Xhoanës, ku i ka bërë tag Jozit, nuk është shpërndarë nga ky i fundit.


