
Ditëve të fundit ngjarja më e bujshme ishte padyshim 'lufta' mes Anxhela Martinit dhe Fatmir Hysenbelliut. Një luftë virtuale mes të dyve vazhdoi për gati dy ditë, ku Anxhela shkruante deklarata dhe publikonte mesazhe të vajzave që i shkruanin në rrjete sociale dhe tregonin historitëe tyre me Fatmirin, duke treguar se është një maniak, përndjekës, abuzues, që drogon dhe kërcënon femrat.
Të gjitha këto Fatmiri me postimet e tij në Instagram i ka mohuar duke e cilësuar Anxhelën si një femër që 'njihet vetë për meshkujt që ka pasur' dhe në këtë rast po kërkon vëmendje.
Mirëpo teksa e gjithë Shqipëria i kishte sytë tek postimet e tyre, për një moment çdo gjë ndaloi dhe nuk u kuptua a ishte një fund i kësaj 'lufte' apo një armpushim dhe përse të dy u tërhoqën?
Duket se gjërat janë më të thella se kaq dhe prapaskenat nuk janë zbuluar akoma. Si mundet gjithë ai mllef i Anxhelës të përfundonte kaq shpejt dhe si mundet gjithë ato ofendime ndaj Fatjonit të kalojnë kaq lehtë?
A ishte vetëm kaq, vetëm zhurmë? Apo duhet të presim akoma?
Si nisi 'lufta' e tyre virtuale
Në një seri postimesh në Instagram, modelja pretendon se gjithçka nisi shumë vite më parë me një reklamë për Birra Tirana, e cila sipas saj u përdor abuzivisht pa pagesë edhe pasi kompania ndryshoi pronarë. Ajo tha se iu desh të përfshinte avokatë dhe të padiste kompaninë për të ndalur përdorimin e imazhit të saj. Por sipas saj, çështja nuk u ndal këtu. Angela Martini deklaron se mediat e kontrolluara nga familja Hysenbelliu kanë nisur ta bllokojnë, duke fshirë qindra artikuj për të dhe duke ushtruar presion tek botime të tjera që të mos i jepnin hapësirë.
KJo ndodhi pasi Anxhela dhe Fatmiri kanë qenë në një lidhje, e cila ka zgjatur vetëm 2 javë dhe përfundoi sepse Anxhela kuptoi se ai nuk ishte mashkulli që mund të qëndronte me të. Sipas modeles fakti që ajo e la Fatmirin nuk u përtyp lehtë nga ai dhe mllefi vazhdoi. Gjithashtu Anxhela tregon se Fatmiri i ka shkruar asaj edhe pas disa kohësh, kur ai ka qenë i lidhur dhe ajo e martuar.


