KreuCelebrity

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

Aktorja legjendare Claudia Cardinale është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare, e rrethuar nga familja e saj në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte prej vitesh. Lajmi u konfirmua nga agjenti i saj për agjencinë franceze AFP në orët e mbrëmjes, duke shënuar fundin e një epoke të artë për kinemanë europiane.

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

E lindur në Tunis më 15 prill 1938, Claudia Cardinale u bë një nga figurat më emblematike të ekranit që nga vitet ’60. Ajo spikati jo vetëm për bukurinë dhe elegancën e saj, por edhe për talentin e jashtëzakonshëm, duke u shndërruar shpejt në ikonë të kinemasë botërore.

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

Karriera e saj përfshin bashkëpunime me disa nga mjeshtrit më të mëdhenj të shtatë artit, si Luchino Visconti, Federico Fellini, Sergio Leone, Richard Brooks dhe Henri Verneuil. Ndër rolet e paharrueshme mbeten filmat “Il Gattopardo”, “8½”, dhe “Once Upon a Time in the West”, të cilët e ngulitën emrin e saj në historinë e artit kinematografik.

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

“Na lë trashëgiminë e një gruaje të lirë dhe frymëzuese, si në rrugëtimin e saj si artiste ashtu edhe si njeri,” deklaroi agjenti i saj, Laurent Savry.

Shuhet ikona e kinemasë (dhe bukurisë) italiane, Claudia Cardinale!

Claudia Cardinale do të kujtohet si simbol i elegancës, forcës dhe pavarësisë femërore, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme në kinemanë ndërkombëtare.